Skip to content

FOTO/ Flamur Golemi premtoi se do ta furnizonte me ujë, por liqeni i Viroit kthehet në kullotë për delet

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, një ndër sfidat e tij për këtë vit ishte edhe funizimi me ujë i liqenit të Viroit, që të përdorej për sporte natyrore si dhe nga turistët.

Por siç duket Viroi e ka “tadhëtuar” kryetarin pasi tani shërben vetëm për kullotë për delet, ndërkohë që është i gjithi i shkretuar dhe i tharë.

Vetëm pak muaj më parë Golemi një një status në Facebook, shkruante: “Kemi nisur pastrimin e liqenit të Viroit nga bimësia në sipërfaqen e ujit dhe sistemimin e parkut në tërësi. Pas lehtësimit të masave nga pandemia, Viroi mbetet një nga pikat më të frekuentuara në Gjirokastër. Kemi nisur gjithashtu diskutimin me specialistë të fushës për të parë mundësinë e furnizimit me ujë të liqenit edhe në muajt e verës në mënyrë që të mos thahet. Nuk e di çfarë do të rezultojë e sa do t’ia dalim mbanë pasi nuk është totalisht në dorën tonë, megjithatë do të bëjmë përpjekje maksimale.”

Por premtimet kanë mbetur vetëm në mediat sociale, pasi funizimi me ujë duket se ka qenë i pamundur.

/faxweb