Nuk ka patur pushim as edhe në një dtë feste kur sot për ditën e verës është luajtur java e 25 e Kateforisë Superiore. Tre barazime në pesë ndeshje bën që tabela të ndryshoj pak me Laçin dhe Luftëtarin fitimtaret e mëdha të kësaj jave. Një superndeshje ka zhvilluar talenti beratas Myrto Uzuni me dy gola, një të anulluar, një shtyllë dhe një transfertë. Ishte ai njeriu i ndeshje pse jo i kësaj jave.

Lushnja 1-3 Laçi

Shënues: Pepa 26’/Uzuni 32’, 58’, Qaqi 68’

Laçi arrin një fitore që e mban në vendin e tretë ndërsa Lushnja tani pret vetëm matematikën dhe vitin e ardhshëm do ta rinis nga Kategoria e Parë. Personazh në këtë sfidë shfaqet edhe njëherë mesfushori beratas, Myrto Uzuni. Ai shënon fillimisht në minutën e 11’ por ky gol anullohet për një pozicion jashtë loje. Sërish Uzuni ka mundësinë të shënoj përballë Spahos por këtë herë është shtylla që bëhet pengesë për të dhe Laçin të marrë avantazhin. Golin e parë të vërtetë të ndeshjes e shënon Brunild Pepa për Lushnjen pas një goditjeje me kokë.

Në minutën e 32’ një gabim në mbrojtje i Bufasit i jep mundësinë Uzunit të shënoj sërish por këtë herë goli vlen dhe pjesa e parë mbyllet në barazim. Por shpërthimi i beratasit nuk ka përfunduar këtu dhe gjen golin e dytë personal në minutën e 58’ duke përmbysur shifrat. Pak minuta më vonë Uzuni godet edhe tranversën por goli i tretë për miqtë vjen nga mbrojtësi Qaqi.

Luftëtari 2-1 Kukësi

Shënues: Abazaj 44’, Liçaj/Guri 23’

Edhe Luftëtari ia del të marrë një fitore me përmbysje përballë kampionëve të Shqipërisë në Gjirokastër. Kukësi e nis më mirë ndeshjen kur në minutën e 23’ tashmë i përhershmi Sindrit Guri shënon pas një krosimi të Kale duke kaluar përpara verilindorët.

Por në fundin e kësaj pjese është Kristal Abazaj që i vetëm me Koliçin nuk gabon dhe barazon shifrat. Me nisjen e fraksionit të dytë është sërish Luftëtari që ka mundësinë të kaloj në avantazh me vlonjatin Bregu që ndalet nga shtylla. Por Luftëtari nuk ndalet dhe është një tjetër vlonjat Lejdi Liçaj që shënon pas një gabimi të mbrojtjes mike. Deri në fund Kukësi bën përpjekje për të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë por nuk e gjen golin. Është mesfushori Maldin Ymeraj që ka mundëinë më të mirë për të shënuar por nuk ia del dhe Luftëtari arrin një fitore të rëndësishme që e mban në vorbullën e Europës.

Vllaznia 0-0 Partizani

Në letër ishte kjo kryendeshja e kësaj jave e luajtur në Shkodër por pa nxjerrë fitues me dy skuadra që ndryshojnë pak në renditjet respective. Ndeshja u zhvillua e vakët me skuadrat që më shumë u kujdesën të mos pësonin dhe jo të shënonin. Rastin më të mirë të sfidës e ka Bardhi për të kuqtë në pjesën e dytë kur shfaqet i vetëm përballë Sherrit por ndalet nga portieri shkodran që gjeti kështu mënyrën për të festuar ftesën e Bushit në Kombëtaren U21.

Barazimi i dytë radhas për shkodranët që ruajnë distancën me Teutën ndërsa Partizani i Dalipit pas fitores me triplet ndaj Luftëtari dhe Europa vazhdon të mbetet një çështje e komplikuar.

Flamurtari 2-2 Kamza

Shënues: Sidibe 72’, Xhufo 83’(pen)/Raçiç 28’(pen), Plaku 76’

Tjetër ndeshje me gola dhe përmbysje ajo e zhvilluar në Vlorë mes Flamurtarit vendas dhe miqve të Kamzës. Pjesa e parë luhet shumë e fortë nga të dy skuadrat dhe vendoset nga një episod i dyshmtë kur Raçiç përplaset me Zukën dhe topi që shkon në dorën e këtij të fundit. Ka penallti për Kamzën dhe sulmuesi serb nuk gabon nga pika e bardhë duke kaluar miqtë përpara. Ky moment sjell nervozizëm tek vlonjatët, si në fushë edhe në shkallët e stadiumit. Kjo shihet tek ndërhyrjet e futbollistëve të Flamurtarit por edhe përplasjet me ata të Kamzës. Ndërkohë mbrojtësi i kamzalinjve Zguro shtrihet në tokë pas një goditje me sende të hedhura nga tribuna dhe një tifoz i Flamurtarit përfundon i shoqëruar jashtë stadiumit nga policia.

Pjesa e dytë bëhet edhe më tërheqëse sidomos në harkun e minutave 72’ – 83’ për golat dhe kartonat që dhuron. Është fillimisht Sidibe që me goditje në hyrje të zonës barazon shifrat duke konkretizuar një aksion të zgjatur të vendasve. Por gëzimi zgjat pak pasi një minutë më vonë Bicaj lë skuadrën me një futbollist më pak pas ndëshkimit me kartonin e kuq dhe më pas Kamza rigjen avantazhin me Plakun. Ndërsa në fund është Xhufo që kthen në gol penalltinë e fituar nga Kamara dhe ndeshja mbyllet ashtu si, nisi me një gol nga pika e bardhë. Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë dhe ndryshojnë pak renditjet respketive.

Teuta 1-1 Skënderbeu

Shënues: Hila 47’(pen)/ Xhejms 90+2’

Teuta ‘’djeg’’ në fund mundësinë për ti marrë një fitore me vlerë udhëheqësve të kampionatit dhe ngushtonin distancën me Vllazninë që mbetet 4 pikë. Gjysëm orëshi i parë i lojës nuk jep raste por një luftë të fortë në mesin e fushës. Ndërsa në 15’ minutat e tjera janë Lajthia, Çyrbja e Dediç për vendasit, si edhe Gavazaj për miqtë që kanë shanset e tyre për gol por pa ia dalë dot.

Por gjërat ndrsyhojnë me nisjen e fraksionit të dytë që nis menjëherë me gol për vendasit. Është mesfushori Hila që shënon për Teutën duke kthyer në gol një penallti të fituar nga ai vet. Edhe pas golit është Teuta ajo që kërkon të qëndroj përpara për të mbyllur ndeshjen por nuk ia del dot sa për gabimet e vendasve aq edhe për meritë të Shehit. Ndërsa në fund nigeriani Xhejms që shënon në zhvillimet e një goditjeje këndore duke e mbyllur në barazim këtë sfidë. Edhe pse me barazim Skënderbeu vazhdon të rrisë distancën nga vendi i dytë, duke u afruar edhe më tepër me titullin.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re