Skip to content

32-vjeçari “fluturon” me 168 km/h, nuk i ndalon policisë (VIDEO)

 

Kontrolli gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës ka ndëshkuar me heqje patente 15 drejtues automjetesh dhe janë vendosur 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h.

Policia nxjerr pamjet nga kontrolli dhe njofton se ka ndaluar një 32-vjeçar, me 168 km/h e me 6 masa administrative të palikujduara.

“Ai nuk i ndaloi punonjësit të Policisë Rrugore pas shenjës për ndalim, por kapet nga patrulla tjetër gjatë ndjekjes”- njofton policia.

NJOFTIMI
Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar rrugët e përdoruesit e saj përgjatë udhëtimit.

Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë është monitoruar trafiku rrugor në të dyja kahet e lëvizjes në hyrje dhe dalje të Tiranës si çdo fundjavë.

32 vjeçari me 168 km/h , me 6 masa administrative të pa likujduara, nuk i ndalon punonjësit të Policisë Rrugore pas shenjës për ndalim, por kapet nga patrulla tjetër gjatë ndjekjes

Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë , duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar pa menduar për rrezikun për jetën e tyre si pasojë e fluturimit në rrugë

15 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 141km/h deri në 168 km/h dhe 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h.

KUJDES

Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret , ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, binduni urdhrit të Policisë Rrugore për ndalim, pasi patrulla tjetër të pret më tej

Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugorë.

Denonco dhe në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

# BashkeBejmeMeShume
# SiguriaRrugorePrioritet
# VleresoJetenMeShume