Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas vendimit për të pezulluar Luan Dacin ka hedhur në short 6 çështje të tij që janë në proces. Daci është zëvendësuar në çështjen e Donika Prelës, Roland Jaupajt, Genci Sinjarit, Regleta Panajotit, Fatmir Lushit (nga Ina Rama) dhe Dritan Pekës.
Këto çështje janë në proces të cilat zhvillohen gjatë muajt korrik dhe në shtator. KPA nuk ka marrë vendim për proceset e tjera gjyqësore ku Daci është anëtarë ose kryesues.
Luan Daci u pezullua dje pasi është marrë i pandehur për falsifikim të dokumenteve. Kujtojmë se gjyqtari është pezulluar edhe njëherë tjetër në 20 maj të këtij viti, ku u mor nën hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion, por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën vetëm 2 javë më pas.
Por tashmë ai është marrë zyrtarisht i pandehur dhe bazuar te ligji në fuqi çdo prokuror apo gjyqtar që merret i pandehur pezullohet automatikisht deri në përfundim të gjyqit.
/faxweb
