Skip to content

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni, sa mandate marrin shqiptarët, qeveria në udhëkryq

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën në 15 Korrik. Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski kumtoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh.

Ndarja e mandateve do të jetë si më poshtë: LSDM 46 mandate, VMRO-DPMNE 44 mandate, BDI 15 mandate, ASH-AA 12 mandate, E majta 2 mandate, PDSH 1 mandat.
Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome. Ndërkohë që ende nuk është bërë konkrete se cila do të jetë forca që do të qeverisë Maqedoninë e Veriut, ndërsa faktori shqiptar do të jetë ai që do të përcaktojë emrin e kryeministrit të ardhshëm.

/faxweb