Skip to content

Beteja me Covid, Manastirliu kujton tre masat e rëndësishme që duhen zbatuar

Në një postim në rrjetet sociale, përmes disa fotografive, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve të vendosin maskën, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për higjienën.

“#COVID19
Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.
Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt
#VendoseMaskën
#RuajDistancën
#KujdesuPërHigjienën”, shkroi Manastirliu.