Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për situatën politike dhe zhvillimet në Këshillin Politik duke i thënë publikisht mazhorancës se janë 39 deputetë që kanë firmosur në mënyrë unanime për lista të hapura. Ditën e djeshme burime nga mbledhja e Këshillit Politik për Fax Neës bënë të ditur se përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i kërkoi PD dhe opozitës që të gjejë 28 deputetë për të paraqitur nismën e saj ligjore për lista 100% të hapura.
Në një reagim publik, Maliqi tregon fletën e votimit që prezantoi Bylykbashi ditën e sotme në konferencën për media ku tregon si bëhet votimi i listave të hapura. “Prano listat e hapura 100% sic duan Shqiptarët dhe shikoje sa do të vlej lëkura e ujkut që mban të mbrojtur me antiplumb. Antiplumbin ta çpon populli me votë të drejtëperdrejtë me lista të hapura 100%.”
Reagimi i plotë: Opozita parlamentare ka kerkuar dhe kemi firmosur ne menyre unanime te 39 deputetet per lista te hapura 100%. Zgjidhni jeni me shqiptaret qe duan lista te hapura 100% sic kemi firmosur te 39 apo lista te pjesshme e prishje kualicionesh sic do Rilindja e krimit. Dy rruge keni o rreshtohuni me popullin ashtu sic keni firmosur ose u doli boja shkoni me Rilindjen si te kapur dhe te keqperdorur.
Listat e hapura demokraci e paster,populli voton partine brenda kualicionit dhe kandidatin per Deputet sipas nr. Ramzi zgjidh do demokracine me listat e hapura 100% apo do pushtet ne tavoline me mafien, oligarket, drogen, institucionet e kapura dhe krimin.
Ja fleta e votimit e thjeshte e kuptueshme,votohet partia brenda kualicionit dhe kandidati per deputet sipas nr.Ramzi o ditezi qe mbete me djallezi behu burre prano listat e hapura 100% sic duan Shqiptaret dhe shikoje sa do te vlej lekura e ujkut qe mban te mbrojtur me antiplumb. Antiplumbin ta çpon populli me vote te drejtperdrejt me lista te hapura 100%. Hiqe maskën e zeze ,vere maskë te bardhe si gjithe populli.
/faxweb
