Skip to content

“Rama ka frikë, nuk ia mban të përballet me opozitën”, Salianji publikon foton. (Tregon qëllimin e kryeministrit)

Ervin Salianji ka publikuar një fotografi “meme” të kryeministrit që mban në dorë fletën e votimit të bërë publike sot nga Oerd Bylykbashi ku tregohet se si bëhen zgjedhjet me lista 100% të hapura. Në një shkrim publik, thotë se kryeministri ka frikë të përballet me opozitën në zgjedhje dhe qëllimi i tij është të pengojë koalicionet.

Shkrimi i plotë: Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe përballja me qytetarët, nê 2 mandate ai ka pasuruar vetëm një grusht njerëzish dhe ka varfëruar Shqipërinë, Ramës nuk ja mban tê pêrballet me opozitën në zgjedhje.

Prandaj qëllimi i tij është të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje, fleta e votimit me lista të hapura dhe koalicione është e thjeshtë, zgjedh partinë dhe zgjedh kandidatin! Listat e hapura e çojnë vendimmarjen tek qytetarët por Rama kërkon ti mbajë mbyllur dhe të përcaktojë ai fituesit dhe qytetarët të përcaktojnë humbësit me më shumë vota.

/faxweb