Skip to content

“Populli duhet të zgjedhë edhe Presidentin”, Meta për listat e hapura: Jo deputetë kartonngritës shkatërrues, cila është rruga e duhur

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për propozimin e PD-së që të hapen listat 100% duke thënë se janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizimit dhe llogaridhënies. Sipas presidentit, kjo mënyrë lejon njerëzit të zgjedhin udhëheqësit e tyre, jo deputetë kartonngritës shkatërrues të interesit publik.

Ndërsa bën deklaratën se përveç deputetëve, populli duhet të ketë të drejtën që të zgjedhë edhe Presidentin e Republikës.

“Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend. Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës. Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë! SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!”, shkroi Presidenti.

Postimin e shoqëroi me një shkrim nga Eduard Zaloshnja ku thotë se ka ardhur koha të dëgjohet zëri i qytetarëve nëpërmjet votës. (Lexo këtu)

/faxweb