Skip to content

“Ishte dështim, mos mendoni që nuk ishte mundësi për foto në Shtëpinë e Bardhë”, Bolton bën deklaratën e fortë: Shkëmbimi i territoreve ishte ide e Thaçit dhe Vuçiç. Ja cilën anë mban Trump

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Në fokus” në Fax Neës ku bëri deklaratën e fortë se ideja e shkëmbimit të territoreve erdhi nga vetë liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Bolton ngriti dyshimet se takimi që do të bëhej mes tyre mund të ishte një mundësi për fotografi në Shtëpinë e Bardhë, gjë që dështoi pasi Thaci u kthye në Kosovë për shkak të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e Hagës.

“Ishte një dështim por mos mendoni që nuk ishte një mundësi për foto në Shtëpinë e Bardhë dhe kaq. Ka filluar që në 2018, nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Serbisë dhe Kosovës, pra Vucic dhe Thaci që kanë kërkuar të bëjnë këtë shkëmbim kufijsh.

Aktualisht kisha ndikim se mendova që duhej të ndërmerreshin disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore. E gjitha për të rritur ndikimin rus, për të rritur influencën e tyre duke u përpjekur që të sillnin aromën e luftës së ftohtë. Kryesorja është nëse Kosova dhe Serbia do të kishin arritur marrëveshjen, një pjesë do ishte shkëmbimi i tokave dhe një pjesë do thonin që nuk është e pranueshme për ne dhe ne do ta kundërshtojmë marrëveshjen që bëtë ju të dy, kjo nuk do të ndodhte.

Të dy vendet e kuptuan që futja në NATO dhe BE varej nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Është parim i NATOS, nuk pranohet një anëtar kur ka diskutime për kufijtë e tij. Pas një kohe e kuptuan që kjo cështje duhej zgjidhje. Për mua, cështja ishte nëse kjo kundërshti në Ballkan të mund të zgjidhej përmes një procesi si dhe stabilitet në një rajon të vështirë, por vecanërisht të ndalonte përpjekjet ruse që të mos shkaktonin më shumë destabilitet.

Ishte e qartë për mua se disa europianë kishin shikime të fiksuara se si prisnin të zgjidhej kjo dhe disa të tjerë ishin më fleksibël. Nëse të dyja palët binin dakord, ne ShBA nuk do e kundërshtonim dhe natyrisht në Europë kush do ta kundërshtonte”, tha Bolton.

I pyetur nëse Presidenti i Amerikës është pro serb apo pro shqiptar, Bolton thotë se nuk është cështje aq e madhe për të sa të zgjedhë një kah.

“Nuk mendoj se ishte një cështje e madhe për atë. Një nga arsyet që doja ta shikoja a ka ndonjë rrugë tek zgjidhja e kësaj ishte se ai gjithmonë thoshte se në respekt me NATO-n, nuk dua të hyj në një luftë me Rusinë prej Malit të Zi dhe pa thënë emrin e vendeve të tjera kur ata nuk po mbështesin mbrojtjen e tyre. Kësisoj historia e Ballkanit ishte shumë e ndërlikuar”, tha Bolton.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb