Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Në fokus” në Fax News ku foli për shkëmbimin e kufijve duke thënë se nuk bie dakord me teorinë se ndryshimi i kufijve sjell stabilitet. Sipas tij njerëzit ndryshojnë me kohën dhe kur gjermanët e kanë këtë të drejtë, përse të mos e kenë shqiptarët.

“Unë i kuptoj argumentet që bëjnë shumë vetë në Ballkan. Nëse fillon të ndryshosh kufijtë, cdo gjë do bëhet më e stabilizuar. Personalisht nuk jam dakord domosdoshmërisht me këtë. Mendoj se shumë nga këta kufij janë aksidente të historisë. Njerëzit ndryshojnë me kohën dhe duhet ta kuptojnë këtë. Kur gjermanët e kanë këtë të drejtë, përse jo shqiptarët”, tha Bolton.

Sa i përket krímeve komuniste, foli në detaje për disa modele teksa më të rëndësishmin e cilësoi atë të Afrikës së Jugut që ka komisionin e të vërtetës dhe pajtimit. Kujtojmë se në qendër të vëmendjes për ákuzat e krímeve të lùftës është Hashim Thaci, i cili nuk zhvilloi dot takimin në ShBA me Aleksandër Vucic për shkak se i erdhi áktakuza nga Prokuroria e Hagës.

“Kam shkruar shumë për krímet botërore kundër njerëzimit dhe konceptin e juridiksionit universal dhe gjykatës ndërkombëtare të krímeve. Një nga përfundimet e mia është se vendet duhet të jenë gjykuesit për njerëzit që kryejnë kríme në emër të një vendi. Nuk besoj ti transportojmë të gjithë në Gjykatën Ndërkombëtare. Ndërsa e kam studiuar këtë cështje, vende të ndryshme e kanë zgjidhur në mënyrë të ndryshme.

Shikimi im është që njerëzit duhet të jetojnë me vetveten dhe të dënojnë njerëzit që kryejnë kríme në emër të tyre. Në kohë të tjera thonë që kosto është shumë e madhe. Në vende si Gjermania thonë se të gjithë kemi qenë pak fajtorë dhe nuk duan ti dènojnë.

Më e rëndësishmja për mua është modeli i Afrikës së Jugut që apelon shumë ndaj meje. Komisioni i së vërtetës dhe pajtimit, mënyra se si merr një amnisti është duke thënë të vërtetën për krímet që keni kryer dhe ajo që është e rëndësishme është përpilimi i arkimeve për brezat që vijnë, ta dijnë se cfarë ndodhi. Ky duhet të jetë fokusi real”, u shpreh Bolton në Fax Neqs.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko