Një person që po transportonte shtetas sirianë ka pësuar aksident ndërsa ndiqej nga policia në Pogradec.
Burime bëjnë të ditur se automjeti është përplasur pranë vendit të quajtur Lapidari. Për pasojë, katër shtetas sirianë janë lënduar.
Të lënduarit janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
