Skip to content

Shifra alarmante në Kosovë, ndërrojnë jetë 8 persona nga Covid-19, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive, ndërkohë që kanë humbur jetën 8 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.086.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast.

Deri tash në gjithë Kosovën me COVID-19 janë më shumë se 7 mijë persona, prej të cilëve 3700 janë shëruar.

Në gjashtë ditët e fundit janë më shumë se 1 mijë persona që janë diagnostiku me koronë. Një ditë më parë dolën 237 raste, të premten 213 raste pozitive, të enjten 181 raste.

Në gjithë botën janë më shumë se 16 milionë pacientë me COVID-19, janë shëruar mbi 9 milion kurse kanë vdekur 644 mijë nga koronavirusi.

/faxweb