Pak ditë me parë ministria e Shëndetësisë në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19, miratoi një akt normativ për ndalimin e muzikës pas orë 20:00.
Veç muzikës në aktin normativ theksohej se do të ndalohej edhe “hapja e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.”
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se këto ambiente janë shndërruar në vendgrumbullime të rinjsh ku injorohet zbatimi i masave, duke u kthyer në vatra potenciale të infeksionit.
Por siç duket ky akt normativ nuk është i vlefshëm për të gjithë bizneset njëlloj, pasi nga disa biznesë është shkelur.
Në lokalin “Folie Marinë” gumëzhin muzika edhe pas orës 20:00, ndërkohë që qytetarët janë ngjitur me njëri tjetrin.
/faxweb
