Ministrja turke e Politikës Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya nga selia e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York i është përgjigjur letrës të cilën fëmija refugjat nga Siria ia dërgoi bashkësisë ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e Fondacionit për kulturë dhe arsim me seli në Stamboll morën pjesë në seancën e 62-të të OKB-së të Komisionit mbi statusin e grave, ndërsa me këtë rast në New York u dërguan mesazhin fëmijëve sirianë që qëndrojnë në Stamboll.
Porosia për fëmijët sirianë e shkruar në letër u është shpërndarë pjesëmarrësve në Komisionin për statusin e grave, me këtë njëra anë e letrës është lënë e zbrazët.
Ministrja Kaya, e cila po ashtu mori pjesë në takim, pas takimit fillimisht lexoi letrën e fëmijës sirian me emrin Intizar, në të cilën shkruan:
“U zgjuam në një mëngjes dhe filloi lufta. Humbën shtëpitë tona. Nuk kishim ujë, energji elektrike, asnjë fëmijë nuk shkoi në shkollë. A do të jetonit ju në një botë të tillë?”.
Ministrja Kaya pas kësaj u përgjigj:
“Sigurisht se nuk do të dëshironim që asnjë fëmijë të jetojë në një botë të tillë dhe ndajmë dhimbjen tuaj. Për ju nuk kemi hapur vetëm dyert tona por edhe zemrat tona dhe vazhdojmë me përpjekjet dhe të gjitha nismat diplomatike që lufta në Siri sa më parë të ndërpritet”., shkruan aa. Ministrja Kaya rikujtoi edhe operacionin “Dega e Ullirit” të cilin e zhvillon ushtria turke në rajonin e Afrinit dhe se vendi i saj ka për qëllim që banorët e Sirisë atje të jetojnë në paqe dhe siguri./.
