Skip to content

FOTO/ Vdes nga Koronavirusi mjeku 48-vjeçar i kësaj kombëtareje

Koronavirusi ka shkaktuar viktimën e parë në futbollin ukrainas. Federata e Ukrainës bën me dije nëpërmjet një njoftimi të fundit se mjeku i Kombëtares, Anton Hudaev, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare.

Lajmi ka tronditur futbollin vendas, ndërsa gjendja humanitare në shtetin ukrainas është e frikshme, pasi Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e gati dy mijë personave, ndërsa janë infektuar gjithsej 65 mijë veta.

Federata Ukrainase ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit.

/faxweb