Skip to content

Lajmi i fundit/ Aksident në Llogara, përplasen dy makina, ka të plagosur

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, në afërsi të fshatit Fushë Dukat, ku janë përfshirë dy makina.

Mësohet se dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.