Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Rama ia thotë troç opozitës jashtëparlamentare: Më 30 Korrik Kuvendi voton hapjen e listave, risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik duke i dhënë një mesazh të prerë opozitës jashtëparlamentare se me 30 Korrik, Kuvendi do votojë hapjen e listave dhe thotë se këtë nuk e ndryshon dot askush.

Në shkrimin e tij në Twitter, thotë se mazhoranca është e gatshme të diskutojë çdo gjë pas votimit 30 Korrikut dhe i thotë PD e LSI se nuk mund të zvarrisin procesin duke i kujtuar kohën kur dogjën mandatet dhe u larguan nga zgjedhjet.

Reagimi i Ramës: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!

Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.

Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike! Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!

Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!

/faxweb