Skip to content

PD i përgjigjet Ramës: Heqja e koalicioneve është hall i krimit. Ja për çfarë jemi 100% dakord dhe gati të punojmë

Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama duk i thënë se heqja e koalicioneve është hall i tij personal dhe i krimit të organizuar me qeverinë e ardhshme. Ndërkohë, i bën të ditur se opozita e bashkuar është 100% dakord për hapjen 100% të listave të kandidatëve, çështje për të cilën janë të gatshëm të punojnë pa ndërprerje dhe pa vonesë.

Reagimi i plotë: Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme.

Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe atë jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë.

/faxweb