Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-it, ku u ulën në mënyrë drastike prishmëritë për të ardhurat dhe u dyfishua deficiti buxhetor.
Kuvendi i ka dhënë dritën jeshile Aktit Normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar”.
Me 86 vota pro, 8 kundër dhe 6 abstenim, janë miratuar ndryshimet e buxhetit të vitit 2020, për të cilat ministri Arben Ahmetaj tha sot në seancë plenare se janë mjaft realiste, “me themel jo shifrat por politikat sociale dhe reformat”.
Sakaq Kuvendi, ka miratuar dhe ndryshimet e reja në Aktin Normativ që parashikon mbylljen e diskove, klubeve të natës dhe lounge bareve, si dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
Akt Normativ nr. 30, datë 20.07.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”” ka marrë 87 vota pro, 11 kundër dhe abstenim.
/faxweb
