Dy persona janë vënë në pràngat e Pólicisë së Fierit, për shkak se kanë góditur me sende të forta një 40-vjeçar, i cili është sjellë me urgjencë në drejtim të spitalit të Tràumës në Tiranë.
Njoftimi i pólicisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Pólicisë Fier, àrrestuan shtetasit: E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.
Àrrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Tràumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plàgosje e rèndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
/faxweb
