Dy vëllezër janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se pas një sherri kanë bërë për spital një 40 vjeçar.
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasit E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”– tregon policia.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasit:
E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plāgosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
