Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është parë pa maskë në disa dalje publike. Pa maskë në disa takime që kishte sot, është parë edhe koordinatori Shtetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni.
Gjatë ditës së sotme, është takuar me nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, ku kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel dhe me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.
Ministri i Shëndetësisë është përgigjur nëse vlen ligji për zyrtarët e shtetit që nuk respektojnë maskat e Còvidit dhe nëse mund të dënohen Thaçi e Hyseni.
“Të gjithë qytetarët pavarësisht funksionit apo pozitës janë të obliguar t’i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe masat anti-Còvid, u shpreh shkurt ministri Armend Zemaj.
/faxweb
