Fjala e Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik:
Bylybashi: Jemi ndeshur të gjithë këto orë me refuzimin konstant. Propozimi ynë garanton hapjen e listave. Ajo që kërkon mazhoranca është gjë tjetër. Këto orë kemi kërkuar motivet e refuzimit dhe PS ka refuzuar të japë arsyen përse nuk ndalet nga ndryshimi i njënanshëm i kushtetutës, ka për synim të ndryshojë rregullat e lojës vetëm 6 muaj para.
Do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe 5 qershorit duke minuar një proces politik që do të mundësonte zgjedhje me standarde për shqiptarët. Për asnjë moment, nuk ka qenë cështje e kësaj reforme. Listat e partive duhet të jenë 100% të hapura dhe cdo gjë që do të bëjë në funksion të saj është 100% e përputhur me ruajtjen e rregullave të tjera zgjedhore.
Hapësira është që të gjendet konsensus për hapjen e listave por me vtën e tyre të përcaktojnë fuqinë elektorale dhe të mos ia mbyllë askush këtë të drejtë.
Vasili: Në 5 orë debat, PS paraqiti 0 argumente në mbështetje të asaj që duan të miratojnë në mënyrë të njëanshme për të kundërshtuar propozimin e opozitës që adreson listat e hapura. Është e qartë që këto goditje dhe ikja nga tavolina e PS, i cili u largua nga tavolina dhe dëgjova që deklaroi se edhe po të kishte reflektim, ishte i gatshëm ta diskutonte nesër. Ndërkohë që ne jemi shprehur të gatshëm që të mos largohemi nga ajo tavolinë.
Nuk ka pasur asnjë argument në tavolinë, as këtu , as në rezidencën e ambasadës amerikane. Ky është një ndryshim i njëanshëm dhe atentat kushtetues për qëllimin e vet. Edi Rama ka logjikën dhe vizionin që me këto copa buke të mund të ndalë një uragan të pandalshëm. Ky është fakt, është kënaqësi për ne dhe shqiptarët që e pranon se është i humbur se pranon që është i gatshëm të bëjë gjithcka për dështimin e tij. Po e presim këtu Gjiknurin gjithë natën, s’jemi larguar.
/faxweb
