Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar sot për zgjedhjet që po zhvillohen në Universitete.

Vokshi shprehet se zgjedhjet e sotme të 30 Korrikut janë si zgjedhjet e 30 Qershorit që maxhoranca i mbajti e vetme.

Statusi i plotë:

30 korriku si 30 qershori
Zgjedhjet Universitare si Zgjedhjet lokale
Skema e njëjte, presioni i njëjtë, vjedhja e njëjtë

Sa per autonominë universitare, paanësinë politike dhe zgjedhjet në Universitete….

Partia shtet ka menduar për të gjitha:
– edhe të shmangë garën,
– edhe të vendose kandidaturat…
– edhe të paracaktojë fituesit
– edhe për logjistikën…direkt nga selia e Partise vijnë kutitë me logon e PS (edhe pse në shkelje të ligjit të arsimit të lartë)
– E pasi të mbyllet votimi, ka menduar edhe për fletët e votimit, e për rezultatin përfundimtar.

#ZgjedhjetUniversitareFarsë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko