Thoi i gishtit të këmbës ju ka hyrë në mish? Mos u bëni merak, është një shqetësim që i prek gati të gjithë njerëzit, por që ndonjëherë bëhen shumë të dhimbshme.
Thoi i hyrë në mish mund të ndodhë në çdo gisht, por janë më të zakonshme në gishtin e madh. Ato zakonisht zhvillohen kur këpucët janë shumë të ngushta, ose kur thonjt janë vënë në shumë presion.
Edhe prerja e gabuar e thoit mund të çojë gjithashtu në rrezikun e zhvillimit të një thoi të hyrë në mish. Shkaqe të tjera janë: infeksionet fungale, dëmtimet, anomalitë në strukturën e këmbës, ndikimi i përsëritur gjatë ushtrimeve aerobike në thonj.
Nëse thoi i gishtit të këmbës ju ka hyrë në mish, futeni këmbën në ujë të ngrohtë, për ta zbutur.
Thajeni duke e tamponuar dhe aplikoni një pomadë me antibiotik eritromicinë, aureomicinë ose gentamicinë. Mirë do të ishte të shkonit te mjeku specialist që ai të mund ta presë në mënyrën e duhur.
Ndërkohë, për ta mbajtur thoin të ngritur dhe për të zbutur presionin mbi gishtin, mund të futni me shumë delikatesë një shuk të hollë pambuku steril poshtë anësoreve, duke shmangur këpucët e ngushta dhe takat shumë të larta.
Një këshillë më shumë:
Gjatë ditëve të para kur shfaqet shqetësimi, provoni të bëni dush këmbësh në ujë me betadin, pasi ndihmon shumë në lehtësimin e simptomave. Ndërkohë që njerezit me diabet kanë një risk më të lartë për të zhvilluar infeksion, prandaj u sugjerohet të marrin mjekim më profesional.
.



