Skip to content

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Soreca riposton mesazhin e KE: Keqardhje që s’pati kohë për konsesus, vijoni dialogun!

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka mbështetur miratimin e ndryshimeve Kushteutese në Kuvend. Në një ripostim të qendrimit të Komisionit Evropian, publikuar nga zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, Soreca thekson rëndësinë e vijimit të dialogut për të zbatuar ndryshimet e miratuara sot.

REAGIMI I PLOTË I SORECËS:

Ne njohim miratimin e disa ndryshimeve kushtetuese që kaluan në parlamentin e Shqipërisë në lidhje me sistemin zgjedhor, është fatkeqësi që nuk pati kohë pëgatitore për të gjetur një kompromis, me të gjitha partitë në Këshillin Politik. Amendamentet e Kodit Zgjedhor të kaluara në parlament më 23 korrik nga marrëveshja e 5 qershorit, bazohen në rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it, dhe kanë përmbushur kërkesën e vënë nga Këshilli, kur u vendos hapja e negociatave. Tashmë është thelbësore që këto amendamente të futen në kodin Zgjedhor, e po ashtu edhe ndryshimet kushtetuese, në veçanti hapja e listave dhe ndryshimi i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen në Këshillin Politik me të gjithë faktorët politikë, në një mënyrë bashkëpunësuese, para votimit.