Skip to content

Pasi largoi Orges Shehin, nuk vonon Kukësi, zgjedh trajnerin e ri

Pasi largoi Orges Shehin, klubi i Kukësit nuk ka vonuar për të gjetur trajnerin e ri.

Burime për Fax News kanë bërë të ditur se menjëherë pas largimit të Shehit është nënshkruar kontrata e re.Trajneri i ri i Kukësit do të jetë Skënder Gega.

Gega është trajneri që nxorri 1 vit më parë Partizanin kampion të Shqipërisë dhe më pas u largua nga klubi i kuq.

Gega mësohet se do të marrë drejtimin e klubit menjëherë, sepse pritet të nisë merkatoja për afrimet e reja.

/faxweb