Përfaqësuesi i PD-së më Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, është shprehur sot se opozita është e vendosur që të hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato. Në një intervistë në Syri TV, Bylykbashi se Partia Demokratike nuk pranon ndryshimet me koalicionet parazgjedhore.

Më tej ai tha se opozita ka vendosur që të hyjë në zgjedhje me çdo lloj sistemi. “PD do hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato. Ne jemi të gatshëm të fitojmë me çdo sistem”, tha ish-deputeti.

Më tej Bylykbashi përmendi edhe marrëveshjen e 5 qershorit, duke thënë se janë dy nene që rregullojnë koalicionet.

“5 qershori përfshin dy nenet që rregullojnë koalicionet. Ambasadorët konfirmuan se i qendrojnë 5 qershorit. Aty përfshihen rregullat për koalicionet. Edhe ndryshimi në Kushtetutë nuk ndikon, ka rënë 14 janari, por jo 5 qershori”, tha ish-deputeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko