Të gjithë ju që ankoheni për gjobat në vendin tonë duhet të kaloni njëherë nga Kosova që të “zini mend”.
Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një fotografi të një gjobe që është vënë në Kosovë, në një zonë të gjelbërt.
Mjeti tip BMW është parkuar në një hapësirë të gjelbërit publike dhe si pasojë ka marrë gjobë 200 Euro.
“Dje u parkua në gjelbërim. Sot i shkoi dënimi 200 Euro. Flm Bujar Abazi”, shkruan Ahmeti krah dokumentit të gjobës, duke falenderuar edhe Bujar Abazin, inspektor në Komunën e Prishtinës.
Nderkohe qe policet shqiptare nuk duhet te kopjojne veten zbatueshmerine e ligjit por dhe te shkruajne shqip faturen e gjobes si inspektori i Prishtines, Bujar Abazi!
