Skip to content

VIDEO/ Áksident i tmèrrshëm në punë, punëtori i ndërtimit rrëzohet në kantier, i ngulen në qafë dhe gjoks shufrat e hekurit por…

 

Ky mund të konsiderohet një nga áksidentet më të tmèrrshme në punë. Një punëtor kinez ndërtimi u rrëzua, teksa dy shufra hekuri iu ngulën njëra në pjesën e qafës dhe tjetra në gjoks.

Ngjarja e tmèrrshme ndodhi në provincën Jiangsu të Kinës Lindore. Burri mbijetoi pasi të dy polet nuk kishin prekur organet e tij vitale dhe enët kryesore të gjakut, sipas shpëtimtarëve.

Áksidenti ndodhi në një kantier ndërtimi në Rugao, rreth orës 7:30 të mëngjesit, më 27 korrik. Besohet se punëtori, i cili mbetet i paidentifikuar, kishte rënë në themelin e një ndërtese, e cila është rreth katër metra nën tokë.

Pasi u dërgua në spital, mjekët hoqën me sukses shufrat. Burri është në një gjendje të qëndrueshme, sipas brigadës së zjarrfikësve.