Skip to content

FOTO/ Digjet Saranda, tmerrohen banorët dhe turistët, bie zjarr masiv në kodrën e Limionit shumë afër banesave

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në kodrën e Limionit në Sarandë. Flakët po përhapen me shpejtësi drejt godinave të Marinës Detare si dhe shumë afër disa banesave që ndodhen aty pranë.

Flakët ndodhen përballë me portin e mallrave si dhe shumë afër me varrezat e qytetit. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rënien e këtij zjarri masiv në qytetin bregdetar.

/faxweb