Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Ngjarja në Astir, reagon pòlicia: 30-vjeçari dýshohet të jetë vetëhèdhur nga pallati

Foto ilustruese

Policia ka reaguar për ngjarjen e raportuar më herët nga Faxwerb.al që ka ndodhur në Astir këtë mbrëmje, ku ka rënë nga lartësia e një pallati një person.

Sipas Policisë, një 30-vjeçar me inicialet O.H., dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia, ndërsa është bërë dërgimi i tij në spital  dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë blutë e kryeqytetit më shumë se një orë pas ngjarjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb