Banoret e pallatit 1035 në lagjen 9 kanë protestuar për njoftimin e papritur që u është bërë për të liruar banesat me datën 15. Ata kanë shprehur revoltën e tyre teksa intervistoheshin nga gazetarja e Fax News, Albana Aliaj.
Që prej datës 26 nëntor, jetojnë me fëmijë e të moshuar në pallat pasi nuk ka dëmtime nga tërmeti, ndërsa tani i thuhet se është i pabanueshëm. Ata shprehin indinjaten e tyre se si pas 8 muajsh banesat e 18 familjeve, qenkan prishur kur su ka shkuar asnjë komision për të pare gjendjen dhe nuk ka marre asnjë familje bonus qeraje dhe as kane aplikuar për grantet e riparimit.
Vetëm një javë më parë, pranë pallatit të tyre u shfaq një grup që bëri voto dhe nxori njoftimin. Banorët thonë se ka grupe interesi lakmojne pozicionin e pallatit, ku edhe cmimi i banesave është i lartë.
Një e moshuar nuk arrin të përmbahet aspak dhe shprehet e revoltuar: “Jam invalide, kam 30 vjet që jetoj këtu. Për qejfet e këtyre këtu, se nuk dua të flas më gjatë se më ka ardhur shpirti në majë të hundës, të iki të marr dhenë unë për qejfin e horrave dhe k*rvave që ka pallati jonë, nuk bëhet kjo gjë bir. Vini dorë se jemi njerëz, jemi të moshuar, nuk kemi ku të shkojmë se jemi në moshë të vjetër. Jam e vjetër, me invalide, me operime, me të gjitha. Cfarë bëhet kjo kështu, të plotësosh qejfin e kësaj këtu. Po nuk del ajo se në e kapsha, pa e shkëly nuk e lej.”
Ndërkohë, nuk mungojnë akuzat ndaj strukturave të shtetit për korrupsion dhe kërkojnë që të rivlerësohet pallati nga specilistët. Për këtë kanë bërë edhe një peticion sepse, theksojne ata, për pallatin është vendosur që të shembet pa u thënë atyre.(A.M/Faxweb.al)
