Skip to content

Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët pylli me pisha në Seman

6552A9F7 1348 4EBC 8D8A 0D757E5338AB

Një sipërfaqe pylli është përfshirë nga zjarri në Seman. Sipas informacioneve sot pasdite, është shfaqur vatra e zjarrit në pyllin me pisha në vendin e quajtur Godull.

Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë dhe pse po punohet nga forcat zjarrfikëse, flakët po vijojnë të djegin bimësinë, për shkak se shumë shkurre janë të thara

Ky është zjarri i dytë që ka rënë sot në pyjet shqiptare. Më herët një vatër zjarri është shfaqur në pyjet e Gramshit.