Skip to content

Çudira shqiptare, përplasin makinat mes tyre, pastaj zihen me grushta. Ja çfarë konstatoi pòlicia për njërin prej tyre

Ilustruese

Specialistët e Sektorit të Pòlicisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Pòlicisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 44 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. M., pasi shtetasi G. M., duke drejtuar mjetin tip Volkswagen është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. dhe më pas janë konfliktuar duke goditur me grushte njëri – tjetrin.

Nga përplasja e mjeteve janë shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit u konstatua se shtetasi G. M. ishte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/faxweb