Fax News mëson se 72-vjeçari i vrarë dhe lënë në mes të rrugës pranë kryeqëzimit të Rinasit është Abdulla Budlla, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta, ndërsa burime bëjnë me dije se është qëlluar nga një mjet në lëvizje ndaj Budllës.
Blutë e kryeqytetit kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë: Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
