Skip to content

Paniku/ Flakët i afrohen plazhit të Ranës së Hedhun

Zjarret në zonën e Lezhës që vijojnë prej ditësh, po i afrohen Ranës së Hedhun, një pjesë shumë e lakmuar nga plazhistët.

Flakët i janë afruar kurores së kësaj zone, që konsiderohet një perle e bukurisë në bregdetin e Lezhës.

Banorë të zonës dhe pushues tek Rana e Hedhun, shprehin shqetësim për pasojat e mundshme të zjarrit në këtë pjesë.

Për momentin nuk ka nderhyrje për të ndalur zjarrin që po i afrohet kësaj pjese.