Skip to content

29 vjeçari vdes duke punuar, arrestohet pronari i biznesit

Pronari i një biznesi inertesh në fshatin Bujan në Tropojë u arrestua nga policia pasi një nga punëtorët që ai kishte në këtë biznes ka gjetur vdekjen ditën e martë.

Sipas policisë, 29 vjecari me iniciale A.K (M) banues në fshatin Bujan ka shkuar në datë 4 gusht pa shenja jete në spitalin e qytetit të Bajram Currit.

Ai dyshohet se ka gjetur vdekjen aksidentalisht  gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri në biznesin e shtetasit Sh.M, 48 vjec.