Moti i keq që ka përfshirë vendin, ka bërë që tre pjesëtarë të një familje t’i zërë furtuna në det paraditen e sotme në Himarë.
Babai dhe djali kanë arritur të dalin nga deti, ndërsa po kërkohet gruaja e shtëpisë.
Mësohet se tre familjarët kishin dalë për të mbledhur rrjetat në det.
Djali dhe babai i tij është transportuar në spitalin e Vlorës, ndërsa trupi i gruas nuk gjendet akoma.
