Skip to content

“Do të ndjekim vetëm tre hapa”, deputetja shqiptare dhe dy fëmijët e saj dalin pozitivë me koronavirus

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi ka rezultuar pozitive me korónavirus. Ajo dhe dy fëmijët e saj janë inféktuar me sémundjen që po përhapet me shpejtësi, Cóvid-19, ndërsa tregon se është momenti për të ndjekur vetëm rekomandimet e IKShPK.

“Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Cóvid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina. Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme. Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, shkroi ajo.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u konfirmua pozitiv edhe kryeministri Avdullah Hoti, edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. Të dy janë të vetëizoluar dhe vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Gjatë ditëve të fundit, Kosova ka shënuar shifra të larta të korónavirusit sa i përket víktimave, por edhe rasteve të reja.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb