Skip to content

Vetëflijimi në Kombinat, Blerta Josifi lë spitalin: Ja gjendja e saj shëndetësore

Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia e 2 korrikut në Kombinat, ka lënë spitalin psikiatrik pas më shumë se një muaji e shtruar.

Gjendja e saj shëndetësore është e përmirësuar, e për pasojë familjarët e kanë e kanë marrë nga spitali.

Megjithatë mësohet se ajo do të vijojë të jetë nën vëzhgimin e mjekëve ku do t’u nënshtrohet kontrolleve të njëpasnjëshme.