Autobusi i linjës Paskuqan-Babrru-Qendër është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorit.
Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëme materiale.
Në video, mund të shikoni pamjet e djegies së autobusit.
{“videoid”:”1596713038370″,”type”:50,”ratio”:0.75}
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00, në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.
Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.