Skip to content

Bllokohen 14 refugjatë nga Lindja, arrestohen 6 trafikantët shqiptarë

Gjashte persona u vune ne pranga dhe nje tjeter u shpall në kërkim, nen akuzen e transportimit te  emigrantëve te paligjshëm.

Ata u kapen në qytetin e Pogradecit, se bashku me 14 refugjate qe po udhetonin në drejtim të Tiranës.

Grupi i trafikanteve u kishte premtuar emigranteve kalimit drejt vendeve te bashkimit europian kundrejt pageses.

6 të arrestuarit akuzohen për veprat penale te “ndihmes për kalim të paligjshëm të kufijve, e kryer në bashkëpunim” dhe “mosbindje ndaj policise”.