Skip to content

Mbetet i lartë numri i të shtruarve në spitalet COVID, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

Infektivi pacientët koronavusi 81 3

Shqipëria ka regjistruar sot një tjetër shifër të lartë rastesh të reja me koronavirus, 127, ndërsa fatkeqësisht gjashtë persona humbën jetën.

Ndërkohë vijon të jetë i lartë edhe numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, ku 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i personave të infektuar ka shkuar në 6016, ndërsa raste aktive janë 2673.

Fatkeqësisht 188 persona kanë humbur jetën, ndërsa luftën me virusin e kanë fituar deri më tani 3155 qytetarë.