Skip to content

Aksident tragjik, humb jetën këmbësori 23-vjeç në Memaliaj-Krahës

Ilustruese

Një aksident me pasojë vdèkjen ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç. Automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj.

Për pasojë ka humbur jetën në vend i riu me inicialet E. C. Nga ana tjetër drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet e këtih aksidenti me pasoja të rënda.

/faxweb