Skip to content

“Po forcòjmë kapacitetet me burime njerëzore”, Manastirliu: “Shefqet Ndroqit” i shtohen 50 infermierë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se po vijon shtimi i kapaciteteve spitalore në përballjen me pandeminë e koronavirusit.

Sipas saj, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, njohur ndryshe si Covid-2, janë shtuar 50 infermierë të rinj që përforcojnë ekipet mjekësore për përballimin e situatës.

“Vijojmë fuqizimin e kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore. 👉🏻50 infermierë të rinj përforcojnë ekipet mjekësore për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.

Infermierët e rinj do t’u shërbejnë për pacientëve të shtruar në të gjitha pavionet e spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi””, shkruan Manasdtirliu përkrah fotove nga vizita e saj e sotme në këtë spital.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb