Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Tronditet i riu në Memaliaj, zbulon trupin gjysmë të dekompozuar të një gruaje në anë të lumit

Është gjetur në ujërat e lumit Vjosa pranë Memaliajt, trupi i pajetë i një gruaje rreth të 40-tave, e cila është ende e paidentifikuar. Ka qenë një i ri ai që ka lajmëruar Policinë e Memaliajt, pasi ka konstatuar kufomën gjysmë të dekomopozuar, që dyshohet se e ka nxjerrë rrjedha e lumit.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Policia e Tepelenës, ku kanë nxjerrë trupin e pajetë të gruas, duke e transportuar në morgun e spitalit të Tepelenës. Po punohet për zbulimin e identitetit të saj, si dhe arsyet e mbytjes.

Në ditët e fundit nuk ka pasur raportime për zhdukjen e ndonjë gruaje, që mund të çonte më lehtë në identifikimin e saj.

/faxweb