Skip to content

Moderatori shqiptar fiton betejën me koronavirusin: Nuk ishte e lehtë, por… (Thirrja që bën publikisht)

Moderatori Bledi Strakosha ka fituar betejën me koronavirusin pas 10 ditësh izolimi në shtëpi. Në një shkrim të bërë publik në Facebook, tha se nuk ishte e lehtë, por më pak e vështirë se lufta e atyre që janë të shtruar në spitale.

Teksa falënderon mjekët dhe këdo që i ka qëndruar afër, Strakosha i bën thirrje të gjithëve që të bëjnë kujdes pasi sipas tij “virusi do bëjë të vetën”.

Shkrimi i plotë: Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale.

Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim . Faleminderit familjes sime. Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb