Ergita Liço, 15-vjeçarja që prej tre ditësh rezultonte e zhdukur është gjetur në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme. E mitura, që u denoncua dhe kërkohej dëshpërimisht nga familjarët, është kapur në një banesë në Fushë Krujë.
Ajo tashmë po kthehet nga forcat e policisë në shtëpinë e saj.
